Milani është kthyer te rezultatet pozitive sot, pas humbjes ndaj Liverpool në Champions dhe barazimit me Juventusi në kampionat.
Skuadra e Stefano Piolit sfidoi sot Venezian dhe e mundi me shifrat 2-0, jo pa vështirësi. Edhe pse krijuan shumë volum, kuqezinjtë nuk shënuan në pjesën e parë.
ndeshja u hap në minutën e 68 me talentin Brahim Diaz, në superformë në këtë nisje të sezonit. Në minutën e 82-të ishte Theo Hernandez, që çoi shifrat 2-0, pas asistiti të Saelemaekers.
Milani numëron 13 pikë pas 5 ndeshjesh në Serie A dhe renditet në vendin e dytë, pas Interit, me pikë të barabartë. Në ndeshjen tjetër Empoli mundi 0-2 Cagliarin. /abcnews.al