Milani vazhdon të jetë në formë dhe sulmi po funksionon. Kuqezinjtë ia dolën të shënojnë kundër Udinese pas 18 minutash lojë.
?️ GOOAL FRANCK KESSIE PRESIDENTEhttps://t.co/C3xEoswAl8
— Milan Posts ??? (@MilanPosts) November 1, 2020
Protagonist Zlatan Ibrahimovic, i cili uli një top në zonë për Franck Kessie. Ky i fundit goditi fort dhe topi përfundoi në rrjetë pasi u përplas fillimisht në tra.
Milani e ka nisur mbarë kampionatin, teksa fitoi fillimisht katër ndeshjet e para dhe vetëm javën e pestë u ndal nga Roma në një ndeshje që u mbyll në barazim 3-3. /abcnews.al