VIDEO/ Milani e nis me këmbën e mbarë, Brahim Diaz mjafton ndaj Samp

schedule22:44 - 23 Gusht, 2021

schedule 22:44 - 23 Gusht, 2021

Milan që vuan, por di të fitojë. Kuqezinjtë e nisën kampionatin me një fitore minimale 1-0 në transfertë kundër Sampdorias.

Skuadra e Pioli, ashtu sikurse edhe vjet, tregoi që në ndeshjet jashtë “San Siro” rezultatin nuk do të mungojnë.

Fatet e duelit me Sampdorian i vendosi numri “10” i kuqezinjve, Brahim Diaz. Spanjolli, me një goditje brenda zone, shënoi dhe i dha avantazhin Milanit.

https://streamable.com/i2rjry

Kuqezinjtë, që shpesh bënin gabime në pasime, rrezikuan në disa raste, por edhe klubi nga Xhenoa pati momentet e veta.

Në një rast në pjesën e parë ishte portieri Maignan që e shpëtoi Milanin nga goli. Debutimi i tij në Serie A ishte mjaft i mirë, sikurse nisja për kuqezinjtë.

Tre pikë të marra, në një transfertë të vështirë dhe tani mendohet për duelin e radhës kundër Cagliari në “San Siro”.

NDESHJA TJETËR – Cagliari ia ka dalë të shmangë humbjen kundër Spezia, ekip që drejtohet nga Thiago Motta. Ekipi nga Sardenja ishte në disavantazh të dy golave, por më pas reagoi dhe gjithçka u mbyll me rezultatin 2-2.

Emannuel Gyasi shënoi pas 7 minutash lojë, kurse Simone Bastoni i çoi shifrat në 0-2 në fillim të pjesës së dytë. Kundërpërgjigja e Cagliari ishte e menjëhershme, me Joao Pedro që realizoi dy gola për 4 minuta, të dytin nga pika e bardhë e 11-metërshit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!