Milani e ka nisur mbarë sezonin e ri në Serie A, duke marrë fitore të pastër 2-0 kundër Bolognas. Një dopietë nga Zlatan Ibrahimovic, i dha fitoren djemve të Stefano Piolit.
Fillimisht, Ibrahimovic shënoi në minutën e 35-të të sfidës. Pas një krosimi perfekt të Theo Hernandez nga e majta, Ibrahimovic kërcen më lart se të gjithë në zonë dhe shënon me kokë. Me këtë gol, u mbyll dhe pjesa e parë.
Në të dytën, Ibrahimovic shënoi sërish, kësaj radhe me anë të një penalltie. Bologna nuk pati fuqi të reagojë, madje e mbylli me 10 futbollistë sfidën, pas kartonit të kuq të Dijks. Milani merr tre pikët e para!/abcnews.al
GOLAT/ MILAN 2-0 BOLOGNAhttps://highlightsfootball.net/video/ac-milan-vs-bologna-highlights-3/