Pushimi i ka bërë mirë Milanit, që ia del të përmbysë disavantazhin e pjesës së parë kundër Parmës (kaloi në avantazh në minutën e 44-t me anë të sllovenit Kurtic) brenda katër minutave.
Franck Kessie është një ndër lojtarët më në formë të Milanit në periudhën post-pandemi. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka realizoi një eurogol në minutën e 54-t, duke rikthyer baraspeshën.
23-vjeçari mori një top në mesfushë, avancoi disi dhe lëshoi një “predhë” drejt portës emiliane. Goli i katërt në Serie A për këtë sezon për afrikanin, teksa Kastriot Dermaku është futur në fushë për Parmën në pjesën e dytë.
Kuqezinjtë nuk u ndalën dhe kaluan në avantazh në minutën e 59-të. Hakan Calhanoglu krosoi nga e majta dhe kapiteni Alessio Romagnoli shënoi me kokë, duke rikthyer qetësinë në ekip. /abcnews.al