Milan është mposhtur në transfertë nga Rennes me rezultatin 3-2.
Të parët që kaluan në avantazh ishin francezët, pasi në minutën e 11’ gjetën golin me Bourigeaud. Festa nuk zgjati shumë, pasi Milan gjeti golin e barazimit në minutën e 22’ me anë të serbit Jovic.
Në pjesën e dytë, ishte përsëri Rennes që kalon në avantazh, ku në minutën e 54’ ishte përsër Bourigeaud, këtë herë nga pika e bardhë e penalltisë. Ashtu si në herën e parë, Milan prish sërish festën e francezëve pasi në të 58’ gjen golin e barazimit 2-2 falë Leao.
10 minutë më pas, në të 68’, Bourigeaud shënon tripletën e tij ndaj Milanit, por nuk mjaftuan për të kaluar në fazën tjetër, pasi rezultati i përgjithshëm është 3-5 për italianët./h.ll/abcnews.al