Milan ka mposhtur Sampdorian me rezultatin minimal 1-0, duke shfrytëzuar në maksimum barazimin e Interit dhe Napolit, për të marrë kreun e renditjes së Seria A.
Kuqezinjtë triumfuan në shtëpi ndaj Sampdorias më golin e vetëm të ndeshjes të shënuar në fillim të takimit me Leao i cili realizoi në minutën e 9-të.
Në minutat e tjera ndeshja nuk prodhoi asnjë gol tjetër, me rezultatin që mbeti i pandryshuar deri në fund me kuqezinjtë e Piolit që pasi mposhtën Interin në derbi, tani ishte radha ti merrnin edhe kreun e klasifikimit.
Momentalisht, Milan ka 55 pikë në vendin e parë, një më pak se Interi që ka një ndeshje më pak të luajtur. Në anën tjetër, Sampdoria gjendet në vendin e 16-të me 23 pikë.
/f.a/abcnews.al