VIDEO/ Mike Tyson është gati për rikthimin, në formë të shkëlqyer fizike!

schedule11:30 - 8 Korrik, 2020

schedule 11:30 - 8 Korrik, 2020

Ish-kampioni i Botës, Mike Tyson, edhe pse në moshën 54 vjeçare, e ka ndarë mendjen të rikthehet në ring dhe një duel i tretë me Evander Hlyfield, një rival i përjetshëm, duket mëse i mundshëm të zhvillohet këtë vit.

Tyson ka pranuar se po përgatitet intesivisht për rikthimin në ring. Mike dha një intervistë për FightHype, aty ku ish-kampioni i Botës u shpreh: “Kam zbritur nga 130 kg në 100 kg dhe ndihem në formë të shkëlqyer.

Kjo më motivon më shumë për të ecur përpara në rrugën time të rikthimit në ring”. Mike “Iron” Tyson është një ndër boksierët më të suksesshëm i të gjitha kohërave, madje ende mban rekordin si kampioni më i ri i botës, vetëm 20 vjeç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!