Migjen Basha ka gjetur golin e parë në Australi, këtë herë në portën e duhur. Mesfushori i Melbourne Victory ka realizuar në portën e Newcastle Jets në minutën e 61-të, duke i çuar shifrat në 2-0 në atë moment.
Basha, i cili la Greqinë për ta vijuar karrierën në Australi, shfrytëzoi një top që nuk u kontrollua mirë nga portieri kundërshtar dhe me një gjuajtje të saktë e çoi topin drejt e në rrjetë. Një gol dhuratë për veten, pasi Basha sot feston edhe 33 vjetorin e lindjes. /abcnews.al
A first #MVFC goal on his birthday for Migjen Basha! #MVCvNEW #ALeague @FOXFOOTBALL pic.twitter.com/n5N4qX1gzZ
— Melbourne Victory (@gomvfc) January 5, 2020