VIDEO/ Middleton vendos një rekord të ri, Milwaukee Bucks marshojnë

schedule15:29 - 29 Janar, 2020

schedule 15:29 - 29 Janar, 2020

Milwaukee Bucks arriti një fitore të madhe në basketbollin amerikan, edhe pse nuk pati në fushë kapitenin Giannis Antetokounmpo. Lojtari më i mirë ishte Khris Middleton, i cili shënoi plot 51 pikë.

Në këtë ligë ka edhe heronj që mund t’i quajmë të heshtur. Të tillë si Khris Middleton, i cili luan çdo tre ditë nën hijen e kapitenit Giannis Antetokounmpo, por që pret me durim rastin e tij. Kjo mundësi iu dha ndërsa Milwaukee Bucks luajti ndaj Washington Wizardz në NBA dhe greko-nigeriani nuk mundi të dilte në parket.

Asnjë problem që ylli kryesor mungoi për dëmtim në shpatull, sepse Middleton luajti sikur të ishte ai Antetokounmpo, duke vendosur rekordin e karrierës. Realizoi 51 pikë, por edhe kapi 10 topa në tabela e shërbeu 6 asiste.

Middleton, 28-vjeçar, u tregua tepër i saktë në gjuajtje, qoftë për dy pikë, apo për ato nga distanca. Ai nuk gaboi asnjë gjuajtje personale. I gjithë ekipi i Milwaukee dha më shumë se 100 për qind për të zëvendësuar Antetokounmpo dhe ia doli me sukses.

Këtë e tregoi fakti se shënoi 88 pikë në gjysmën e parë të ndeshjes, një rekord për klubin. Bashkë me Middleton, shkëlqyen Eric Bledsoe me 34 pikë, 6 topa në tabela e 10 asiste, si dhe Donte DiVincenzo me 16 pikë e 7 topa në tabela.

Milwaukee Bucks fitoi 151-131, në një ndeshje tipike ofensive të basketbollit amerikan. Në pritje të Antetokounmpo, skuadra e Amerikës Verilindore ka bilancin më të mirë të NBA, me 41 fitore e 6 humbje, duke qenë në krye të Konferencës Lindore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!