VIDEO/ Middlesbrough kap gjysmë-finalet, penalltitë “nderojnë” Fulham ndaj “Bluve” të Everton

schedule23:12 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 23:12 - 19 Dhjetor, 2023

Nuk mund të mungonin as ekipet surprizë, në gjysmë-finalet e EFL Cup. Së bashkut me “Blutë” e Londrës, Middlesbrough e Fulham janë dy skuadrat e tjera, që mbrëmjen e kësaj të marte kanë arritur të sigurojnë një biletë për fazën gjysmë-finale, të trofeut EFL Cup, duke surprizuar jo pak futbolldashësit.

Kështu, në “Vale Park”, skuadra e Middlesbrough ka arritur të kalojë me rezultatin e thellë 0 me 3, skuadrën e Port Vale, me golat e Jonathan Howson, Morgan Rogers e Matt Crooks, që nderuan miqtë, respektivisht në minutat 11’, 23’ e 53’, për të siguruar kështu një “biletë” gjysmë-finaleje në këtë kompeticion.

Në krahun tjetër, “Blutë” e Everton kanë zhgënjyer jo pak në “Goodison Park”, teksa janë eleminuar nga skuadra e Fulham. Koha e rregullt përfundoi në barazimin, 1 me 1, me skuadrën e Everton, që ka bërë gjithçka “vetë”, pas autogolit të Micheal Keane, në minutën e 41’-të dhe golit të “bomberit” potugez, Beto, në minutën e 82’-të, gol i cili e çoi sfidën në goditjen e 11-metërshave, nga ku skuadra e Fulham u tregua më e saktë për t’i mbyllur këto goditje me rezultatin 7 me 6 në favorin e tyre.

Tashmë, këto dy skuadra, Fulham e Middlsebrough janë në pritje të përfundimit të sfidës, Liverpool-Ëest Ham, sfidë e cila do të zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës, në “Anfield Road”, për të mësuar kundërshtarin e fazës së ardhshme, ku padyshim shpresojnë që shorti t’i “buzeqeshë” në një përballje me njëra-tjetrën, duke ditur se ekipi tjetër i kualifikuar tashmë është Chelsea dhe nga “Anfield Road”, nuk do të dalë një kundërshtarë i lehtë për ta. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Port Vale 0 – 3 Middlesbrough 

Everton 1 – 1 Fulham
(6-7 p.)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!