VIDEO/ Meterologes i bie të fikët gjatë transmetimit ‘LIVE’, momenti kur rrëzohet mbi tavolinë

schedule15:54 - 20 Mars, 2023

schedule 15:54 - 20 Mars, 2023

Një meteorologe televizive është duke u rikuperuar pasi i ra të fikët dhe u rrëzua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Alissa Carlson ishte gati të jepte parashikimin e saj të motit në CBS Los Angeles kur u rrëzua para kamerave.

Gjatë transmetimit të mëngjesit të së shtunës, bashkë-prezantueset Rachel Kim dhe Nichelle Medina prezantuan Carlson për përditësimin e saj të motit.

“Kush është gati për pak diell? Unë e di që jam. Le të fillojmë me një kontroll të motit tuaj të ardhshëm me meteorologen Alissa Carlson. Ajo na bashkohet live në studio”, tha Medina.

Por ndërsa Medina vazhdonte të fliste, në një moment u rrëzua mbi tavolinën e saj dhe të binte në dysheme.

Kanali shpejt u ndërpre pasi bashkëpunëtorët e saj u afruan për ta ndihmuar ndërsa prisnin që të arrinte ndihma mjekësore”, tha CBS LA në një deklaratë. Pas incidentit, stacioni njoftoi në Twitter se Carlson “tani po pushon dhe po shërohet”./abcnews.al