VIDEO/ Meteori “ndez” qiellin e Kolorados, pamjet e pabesueshme shkaktojnë kaos në internet

schedule14:43 - 30 Gusht, 2023

schedule 14:43 - 30 Gusht, 2023

Një meteor ndriçoi qiellin e natës në Kolorado, SHBA, duke shkaktuar një moment të shkurtër paniku tek banorët, ndërkohë që janë shfaqur pamje spektakolare.

Klipi tregon meteorin që shkëlqen nëpër qiell përpara se të shpërndahet në copa më të vogla ndërsa zhduket nga pamja. Të paktën 30 njerëz e vunë re objektin hapësinor, sipas Shoqatës Amerikane të Meteorëve.

Ndërkohë, komentet kanë qene të shumta për këtë moment magjik.

Një shikues tha se po lëvizte me shpejtësi nëpër qiell dhe ndriçoi të gjithë lagjen e tij. Banorët shpërndanë një sërë videosh, edhe një person që e konsideronte si “të pabesueshëm”.

Të tjerët ishin pak të hutuar në fillim ndërsa përpiqeshin të kuptonin se çfarë mund të ishte./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!