Milan arriti të fitonte ndeshjen e parë në Champions League kundër Atletico Madrid, ku heroi i fitores ishte padiskutim Junoir Messias, i cili arriti të dërgonte topin në fundin e rrjetës për t’i dhënë kështu kuq e zinjve edhe 3 pikëshin e parë në këtë kompeticion.
Kjo fitore e skuadrës italiane mban akoma gjallë shpresat e Stefano Piolin për një kalim në 16-shen e skuadrave më të mira në Champions League.
Siç ishte fitorja e Milanit e jashtëzakonshme, kështu ishte edhe festa e komentatorit italian Tiziano Krudelit, i cili njëherësh është edhe mbështetësi më i zjarrtë i kuq e zinjve.
Në momentin e golin, komentatori ka përmendur disa herë emrin e lojtarit teksa është ngritur në këmbë duke festuar. Emocionet e forta të gëzimit të fitores së parë kanë bërë që Krudeli të shpërthejë në lot dhe të qajë si një fëmijë i pafajshëm.
Videoja e postuar në rrjetet sociale ka marrë pëlqime pa fund.
?️ Tiziano Crudeli’s reaction / Junior Messias pic.twitter.com/j3dU38q4Wj
— Milan Posts (@MilanPosts) November 24, 2021
/f.a/abcnews.al

