VIDEO/ Messi ngriti Kupën e Botës, rrugët dhe sheshi i Rosarios pushtohet nga tifozët argjentinas

schedule08:11 - 19 Dhjetor, 2022

schedule 08:11 - 19 Dhjetor, 2022

Dje u luaj finalja e madhe e Botërorit të Katar 2022, ku Argjentina dhe Franca dhuruan një spektakël që kishte munguar me kohë.

Pas 120 minutash lojë, rezultati ishte 3-3 dhe kështu të detyruar për të caktuar fituesin me anë të goditjes së penalltive.

Argjentina fiton dhe Messi kështu ngriti Kupën e Botës për herën e tij të parë. Festë e çmendur edhe në Argjentinë, në Rosario. Pamje të ndryshme tregojnë se i gjithë populli kanë dalë në shesh dhe nëpër rrugët e qytetit.

Rosario quhet ndryshe si qyteti i Messit, aty ku lojtari më i mirë në botë ka lindur, dhe kështu fansat kanë zbarkuar duke festuar të gjithë së bashku këtë fitore të jashtëzakonshme./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!