VIDEO/ Messi është jashtëtokësor, thyen një tjetër rekord të pabesueshëm!

schedule19:57 - 11 Korrik, 2020

schedule 19:57 - 11 Korrik, 2020

Lionel Messi, quajeni jashtëtokësor! Ylli argjentinas ka thyer një tjetër rekord absurd sot, në sfidën kundër Real Valladolid. “Pleshti” dhuroi asistin për golin e parë të shënuar nga Arturo Vidal, asisti numri 20 në La Liga.

Messi u bë lojtari i dytë në historinë e futbollit që arrin të shënojë 20+ dhe të dhurojë 20+ asiste në kampionat gjatë një sezoni, pas Thiery Henry në sezonin 2002/03.

Edhe goli i Vidal, ishte shumë i bukur, me mesfushorin kilen që shënon bukur me të djathtën nga një diagonale brenda zonës. Barcelona në avantazh pas vetëm 15 minutash lojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!