VIDEO/ Merr fund tersi “San Siro”, Milani fiton dhe konsolidon vendin e dytë

schedule14:24 - 18 Prill, 2021

schedule 14:24 - 18 Prill, 2021

Milani rikthehet të fitojë në “San Siro” pas plot gjashtë ndeshjeve mes kampionatit dhe Europa League (7 shkurt suksesi i fundit kundër Crotones). Kuqezinjtë mposhtën 2-1 Genoan, duke siguruar tre pikë të rëndësishme për objektivin Champions League.

Ante Rebic zhbllokoi takimin në minutën e 13-të. Goditje e menjëhershme e sulmuesit kroat dhe goli i shtatë sezonal në Serie A për të. Skuadra mike reagoi dhe gjeti golin e barazimit në minutën e 37-të falë Mattia Destros.

Sulmuesi italian gjeti golin e “ish”-it dhe pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1. Milani nuk u pajtua me këtë rezultat dhe ia doli të realizojë golin e fitores në mesin e pjesës së dytë. Më saktë autogol pasi Scamacca devijoi goditjen me kokë të Mandzkukic.

Vendasit i menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe vazhdojnë të renditen në vend të dytë në kampionatin italian me 66 pikë, 8 më pak se Interi kryesues që luan në “Diego Armando Maradona” përballë Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!