Aventura e Tiranës në Kupat e Europës, ka marrë fund, pas humbjes 3-0 në Zvicër kundër Young Boys. Vendasit ishin shumë të fortë për bardheblutë e Egbo, që vuajtën shumë në prapavijë.
Edhe pse për 42 minuta nuk pati gol, Tirana rrezikoi disa herë të pësonte, por pikërisht tre minuta para fundit të pjesës së parë, Fassnacht shënoi me kokë, duke përfituar nga një pasiguri e Vangjelit dhe Ismajlgecit.
Në pjesën e dytë, pritej reagimi nga Tirana, e cila nuk kishte asgjë për të humbur, por kjo gjë ua bëri punën më të lehtë vendasve, që shënuan dy gola të tjerë me anë të Nsame. Torassa u ndëshkua me karton të kuq në këtë takim, duke lënë Tiranën për rreth 30 minuta me një futbollist më pak.
https://streamable.com/6xdqnt
Tirana eliminohet këtu, Young Boys shkon në grupet e UEFA Europa League. Një rival shumë i fortë për bardheblutë e Egbo, që shorti i buzëqeshi deri në fazën Play-Off, por jo më…/abcnews.al
https://streamable.com/w2mgno