Juventusi kërkon të përforcojë mbrojtjen me elementë të rinj dhe i ka hedhur sytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bryan Reynolds raportohet se është objektivi i bardhezinjve në merkato.
Anësori i krahut të djathtë është vetëm 19 vjeç dhe luan si titullar në MLS me skuadrën e Dallas dhe shquhet për krosimet e tij perfekte. Edhe klube të tjera europiane e duan atë, por Juventusi është favorit.
Italianët madje thuhet se kanë përgatitur edhe një ofertë që kap shifrën e 6-7 milion dollarëve, që konsiderohet e lartë për lëvizjet në dalje nga MLS. Reynolds është edhe pjesë e kombëtareve të moshave të SHBA-ve. /abcnews.al