VIDEO/ Mendoi se theu rekordin e Bolt, sprinteri amerikan bëri gafën epike

schedule13:09 - 10 Korrik, 2020

schedule 13:09 - 10 Korrik, 2020

Sprinteri amerikan, Noah Lyles, mendoi se ishte njeriu më i shpejtë në botë, pasi mposhti rekordin e Usain Bolt në garën e 200 metrave. 22-vjeçari arriti një kohë gati të pabesueshme prej 18.90 sekondash, duke e lënë xhamajkanin në vendin e dytë me 19.19 sekonda.

Lyles po garonte në Florida dhe kur ai kaloi finishin komentatori i BBC u shpreh se ka ndodhur diçka gabim. Madje dhe vetë amerikani ngriti duart lart se nuk po e kuptonte se çfarë po ndodhte.

Koha e tij e mëparshme ishte 19.50 sekonda, por këtë herë ai ishte vendosur në korsinë e gabuar. Kjo do të thotë se ai vrapoi vetëm 185 metra. Më pas ishte Bolt që reagoi në “Twitter” ngjarjen e ndodhur. “Nuk mund të luash me ndenjat e mia kështu”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!