VIDEO/ Me shpejtësi skëterrë në mes të trafikut, policia gjobit disa turistë, hiqen 11 patenta

schedule22:05 - 25 Korrik, 2020

schedule 22:05 - 25 Korrik, 2020

Policia e Shtetit i ka hequr lejen e drejtimit 11 shoferëve dhe i ka vendosur 35 masa administrative, disa drejtuesve mes tyre dhe turistë, për shpejtësi dhe manovra në rrugë, pas monitorimit me kamerë në autostradën Fier – Vlorë – Fier.

Ajo njofton se gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 145 km/h deri në 201 km/h, në kulmin e trafikut.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të  mos fluturojnë në rrugë se shpejtësia vret jetë.

“Viti 2020, viti i Sigurisë Rrugore. Vijon intensivisht puna nga Policia Rrugore për përmbushjen e këtij prioriteti. Në autostradën Fier – Vlorë – Fier. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë gjithë ditës së sotme ka vijuar kontrollet me kamerë në autostradën Fier-Vlorë-Fier, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore.

Gjatë 12 orëve kontroll, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 145 km/h deri në 201 km/h, në kulmin e trafikut. Nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 11 leje drejtimi për shpejtësi gati dyfish mbi normën e lejuar, janë vendosur 35 masa administrative për shpejtësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 4 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

Të fluturosh dhe jo të drejtosh mjetin në rrugë më e pakta të çon te polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë. Në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë”, shkruhet në njoftim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!