Shpejtësia duket se është adrenalinë e jashtëzakonshme për shumë të rinj në vend, pa marrë parasysh pasojat e saj.
Policia raporton çdo ditë kapje të shoferëve me shpejtësi të madhe, por duket se kjo nuk ka shërbyer për parandalime. Në rrjetet sociale ka një tjetër atmosferë.
Së fundmi në rrjet është publikuar një video, ku një i ri shfaqet duke drejtuar mjetin e tij me shpejtësi skëterrë në Thumanë.
I riu, një kamikaz i vërtetë shijon aventurën e pashembullt duke bërë parakalime të rrezikshme me shpejtësi gati fluturuese. g.v/abcnews.al