“Bardheblutë” e Tiranës kanë zhvilluar një pjesë të parë fantastike në ndeshjen e dytë, të fazës së parë kualifikuese të Conference League, teksa kanë arritur të gjejnë dhe një gol falë “heroit” të përballjes së parë, e cila mbaroi me rezultatin 1 me 1, Regi Lushkja.
Pavarësisht rasteve të shumta nga të dyja ekipet, goli i “bardhebluve” erdhi në minutën e 28′-të të sfidës. Pas një aksioni shembullor të Tiranës, i cili nisi nga krahu i djathtë i fushës, Lushkja merr bukur një pasim në zonë dhe me një goditje potente të lëshuar tokazi mposht portierin Chichkan, duke çuar topin në rrjetën e gjeorgjianëve. Pas goli të “fantazistit” 27-vjeccarit, vendasit tentuan në disa raste portën “bardheblu”, por një Gentian Selmani në super formë i mohoi disa herë golin vendasve.
Tashmë e gjithçka mbetet është ruajtja ose thellimi i rezultatit në pjesën e dytë të sfidës, për të arritur kështu fazën e dytë kualifikuese të Conference League, ku përballë do të kenë “gjigandët” turq të Besiktas. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLIN: