VIDEO/ Me kitare e daulle, si e festuan në Maqedoninë e Veriut eliminimin e Kosovës

schedule08:57 - 9 Tetor, 2020

schedule 08:57 - 9 Tetor, 2020

Maqedonia e Veriut, me disa shqiptarë në fushë, festoi mbrëmë në ndeshjen kundër Kosovës. Triumfi 2-1 me Dardanët u jep mundësinë atyre të luajnë një finale me Gjeorgjinë, për të siguruar pjesëmarrjen në EURO 2021.

Kështu, fitorja e djeshme ishte e një rëndësie të madhe dhe në Maqedoninë e Veriut e kanë festuar gjatë. Edhe pse koronavirusi është ende nëpër këmbë, ka qenë tepër e vështirë t’i ndalosh grumbullimet dhe festimet nëpër qytete të ndryshme.

Sigurisht edhe lojtarët kanë festuar dhe e kanë bërë në mënyrë origjinale. Një prej atyre me origjinë shqiptar, Ezgjan Alioski, është parë me kitarë, kurse Stefan Ristovski ka treguar cilësitë e tij në daulle. /abcnews.al

https://twitter.com/i/status/1314333758162644992

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!