Ka ndodhur në shumë ndeshje të këtij sezoni dhe nuk mund të mungonte as në këtë finale të jashtëzakonshme dhe të pafundme mes Anglisë dhe Italisë.
Një nga 65 mijë tifozët e pranishëm në “Wembley” e kishte merak të shkelte mbi barin e fushës dhe e shoi, duke zbritur dhe vrapuar në fushë.
Nuk mundi të bëjë foto me askënd, por shpejtësia e tij me siguri konkurron atë të Chiesas apo Sterling, që ende nuk e kanë gjetur një gol në finale. /abcnews.al
https://streamable.com/mft8i5