Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby nuk ka mundur ta fshehë trishtimin për viktimat e luftës që ka shpërthyer në Izrael. Në pamundësi për t’i mbajtur lotët, ai i kërkoi falje gazetares. Kur prezantuesi përshkroi imazhet që tregonin gra dhe fëmijë të mbuluar me gjak, Kirby nuk mundi ta mbante veten.
Duke ndaluar për disa sekonda përpara se të fillonte përgjigjen e tij, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tha se “është shumë e vështirë të shohësh këto imazhe”. “Janë njerëz, po flasim për të afërmit, kushërinjtë, vëllezërit, të dashurit. Po flasim për humbje njerëzore. Është e vështirë dhe unë kërkoj falje”, tha ai.
“These are human beings.” White House spokesperson John Kirby breaks down on live TV while discussing the depravity of Hamas attacks. (Video: CNN) pic.twitter.com/aMfVDSEDIi
— Mike Sington (@MikeSington) October 10, 2023
/abcnews.al