VIDEO/ McTominay sërish “hero” për Skocinë, Luis de la Funte përjeton disfatën e parë në krye të “la roja”-s

schedule23:09 - 28 Mars, 2023

schedule 23:09 - 28 Mars, 2023

Fitorja 3 me 0 në ndeshjen e parë të fazës kualifikuese ndaj Norvegjisë, duket se ishte më shumë fat sesa aftësinë, me Kombëtaren “la roja” e cila është shtangur mbrëmjen e sotme, teksa në arenën “Hampden Park” të Glasgout është mundur me rezultatin e pastër 2 me 0 nga Skocia.

Pas një dopiete në ndeshjen e parë ndaj Qipros, ku Skocia fitoi me rezultatin 3 me 0, Scott McTominay ka bërë sërish “heroin”, ku këtë herë ka shënuar një dopietë ndaj “la roja”-s. Fillimisht në minutën e 7’-të pas një asistimi të Andrew Robertson e më pas në minutën e 51’-të pas një krosimi të Kieran Tierney, duket se mesfushori i Manchester United është kthyer në një “numër 9” të vërtetë për skocezët, duke i dhuruar sërish 3 pikë të arta drejt Euro 2024.

Me këtë fitore, Skocia arrin në kuotën e 6 pikëve, ndërsa mban një rekord perfekt përsa i përket golavarazhit, ku në 2 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Vendi i dytë i takon spanjollëve të Luis de la Fuente, i cili pësoi sot humbjen e parë në drejtmin e “la roja”-s, ku pas 2 ndeshjeve kanë siguruar vetëm 3 pikë dhe një golavarazh disi negativ, teksa kanë shënuar 3 gola dhe kanë pësuar 2. Lista më pas pasohet nga Norvegjia, Gjeorgjia me nga 1 pikë e në fund ndodhet Qipro me 0 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Skoci 2-0 Spanjë

Goli i Scott McTominay, 1-0: 

Goli i Scott McTominay 2-0: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!