Është mbyllur pjesa e parë mes Schalke 04 dhe Bayern Munchen, takim i vlefshëm për Kupën e Gjermanisë. Fraksioni i parë u mbyll me avantazhin minimal të bavarezëve, falë golit të Joshua Kimich.
Në minutën e 40-të, Coutinho harkon nga një goditje këndi, por mbrojtja e Schalke largon topin fillimisht. Nga ai top i kthyer, Kimich nuk mendohet dy herë dhe lëshon një silurë me të djathtën, me topin e tij që ndalet në rrjetë. Fantastik!/abcnews.al
DFB Pokal
Schalke 04 – Bayern Munchen 0-1
Kimich 40′