Shumë pak raste, për të mos thënë asnjë dhe një lojë pa ide: Kështu ishin 45 minutat e para në sfidën mes Shqipërisë dhe Lituanisë, në “Air Albania Stadium”.
Kuqezinjtë tanë nuk arritën të bënin një lojë të rrjedhshme dhe të krijonin raste të pastra përballë një rivali shumë më të dobët në letër. Madje, në dy raste rrezikuam të ndëshkoheshim.
Ishte portieri Thomas Strakosha që bëri dy pritje shumë të bukura gjatë fraksionit të parë, për të mbajtur portën të paprekur. Ndërsa për ne, rastin më të mirë e krijoi Sadiku me një gjuajte nga jashtë zone, por dhe tentativa e sulmuesit, shkoi shumë lart mbi tra./abcnews.al