Fulham-Arsenal hapi siparin e sezonit të ri në Premier League. Pjesa e parë është mbyllur me avantazhin e “Topçinjve”, të cilët gjetën golin në minutën e nëntë me anë të Alexandre Lacazette.
Sulmuesi francez realizoi golin e parë të sezonit 2020/2021. 29-vjeçari përfitoi nga një top i mbetur në zonën vendase dhe nuk e pati të vështirë të ndëshkojë ekipin e rikthyer në elitën e futbollit anglez.
Lacazette opens the scoring. #afc pic.twitter.com/DQgAQampUl
— Arsenal (@AFCvideosHD_) September 12, 2020
Sot zhvillohen edhe tre takime të tjera, me kampionët e Liverpool që presin në “Anfield” (18:30) Leeds United, një tjetër ekip të rikthyer pas shumë vitesh në Premier. /abcnews.al