VIDEO/ Mbyllen “thatë” pjesët e para, golat e vetëm vijnë nga Anglia

schedule21:52 - 13 Prill, 2023

schedule 21:52 - 13 Prill, 2023

Janë mbyllur pjesët e para që 3 sfidave të tjera të UEFA Europa League, ku më konketisht, Manchester United po përballet në “Old Trafford” me spanjollët e Sevilla, Juventus pret në “Allianz Stadium” portugezët e Sporting, ndërsa në “BayArena”, “aspirinat” e Bayer Leverkusen presin belgët e Royal Union.

Mirëpo, edhe pse sfidat priteshin të ishin me plot gola e spektakël, deri më tani golat vetëm kanë ardhur nga mitiku “Old Trafford”, aty ku Manchester United po udhëheq me rezultatin 2 me 0 falë dopietës së Marcel Sabitzer, në minutat 15’ dhe 20’ të sfidës.

Në krahun tjetër, Juventus dhe Sporting janë ndarë në pjesën e parë me rezultatin e bardhë 0 me 0, ashtu si përballja tjetër në Gjermani, mes Leverkusen e Royal Union. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Manchester United 2-0 Sevilla 

Juventus 0-0 Sporting Lisbon

Bayer Leverkusen 0-0 Royal Union Saint-Gilloise