Kanë përfunduar pjesët e para në 10 ndeshjet e tjera të mbrëmjes së sotme, të vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ku padyshim nuk kanë munguar as surprizat.
Kështu në grupin A, Norvegjia udhëheq ndaj Qipros, me rezultatin 1 me 0 pas golit të Solbakken vetëm 12′ minuta pas fillimit të lojës. Në përballjen tjetër të këtij grupi, Skocia udhëheq me rezultatin 1 me 0, pas golit McGregor në minutën e 6’-të.
Në grupin E, grup ku bën pjesë dhe Kombëtarja jonë janë zhbllokuar të dyja sfidat, me “legjionarët” që e kanë mbyllur fraksionin e parë të lojës me rezultatin e paqtë, 1 me 1, pas golave të Nedim Bajramit e Odmar Faero, ndërsa Polonia udhëheq me rezultatin 0 me 2, pas golave të Milik e Lewandowski.
Ndërkaq, sfida të tjera ku janë shënuar gola janë Estoni-Belgjikë, me “djajtë” që kanë gjetuar avantazhin e dyfishtë, pas një dopiete të Romelu Lukaku, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është “shokuar” në shtëpinë e saj, teksa është duke u mundur nga Luksemburgu, me rezultatin 0 me 1, pas golit të Borges Sanches. /i.m /abcnews.al
Rezultatet e pjesëve të para:
Grupi A
Norvegji 1 – 0 Qipro
Skoci 1 – 0 Gjeorgji
Grupi E
Ishujt Faroe 1 – 1 Shqipëri
Goli Nedim Bajramit, 0-1:
Goli i Odmar Faero, 1-1:
Moldavi 0-2 Poloni
Goli i Arkadiusz Milik, 0-1:
Grupi F
Estoni 0 – 2 Belgjikë
Goli i Romelu Lukaku, 0-1:
Goli i Romelu Lukaku, 0-2: