Kanë përfunduar pjesët e para e 4 ndeshjeve të mbetura të UEFA Europa League, ku ndryshe nga ndeshjet e orës 7 ekipet po luajnë më qartë ku kanë arritur të finalizojën golat e parë.
Juventus momentalisht po udhëheq ndaj Nantes me rezultatin 1 me 0, falë golit të Dusan Vlahovic. Monaco ka gjetur prej kohësh avantazhin ndaj Bayer Leverkusen pas autgolit të portierit të “aspirinave”, Lukas Hradecky, ndërsa Sevilla ka gjetur golin e parë ndaj PSV falë marokenit Youssef En-Nesyri.
E vetmja ndeshje e pazhbllokuar është përballjes me Sporting Lisbon dhe danezëve të Midtjylland me pjesën e parë që është mbyllur me rezultatin 0 me 0. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Juventus 1-0 Nantes
D. Vlahovic 13’
Bayer Leverkusen 0-1 Monaco
L. Hradecky (ag) 9’
Sevilla 1-0 PSV Eindhoven
Y. En-Nesyri 45+2’
Sporting Lisbon 0-0 Midtjylland