VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, Franca, Anglia e Turqia në avantazh, mësoni rezultatet e sfidave në kohë reale

schedule21:40 - 16 Qershor, 2023

schedule 21:40 - 16 Qershor, 2023

Kanë përfunduar pjesët e para për 11 sfidat e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për raundin kualifikues të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, ku përveç goleadave ka dhe rezultate surprizë.

Në grupin B, “gjelat” e Francës udhëheqin me rezultatin e pastër 0 me 2, ndaj “diletantëve” të Gjibraltarit falë golave të “bomberave” të tyre, Olivier Giroud e Kylian Mbappe. Në përballjen tjetër të grupit, Greqia e Irlanda e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1 me 1, pas golave të Bakasetas e Collins, në minutat 15’ e 29’ të sfidës.

Në grupin C, “tre luanët” e Anglisë e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin e thellë 0 me 3, ku përgjegjës për golat janë anësori i Liverpool, Trent Alexandër-Arnold në minutën e 28’-të të sfidës, Harry Kane në minutën e 30’ e mbrojtësi maltez, Ferdinando, i cili shkaktoi një autogol në minutën e 8’ të sfidës. Në ndeshjen tjetër mes Maqedonisë së Veriut e Ukrainës, avantazhin e kanë vendasit maqedonas pas golave të Enis Bardh e Eljif Elmas.

Në grupin D, Turqia po udhëheq në transfertën e Letonisë me rezultatin e ngushtë 0 me 1, pas golit të qendërmbrojtësit Bardakci, i cili u asistua nga qendërmbrojtësi tjetër, Mehdi Demiral, ndërsa në përballjen tjetër mes Uellsit e Armenisë, çuditërisht po udhëheqin miqtë armenë me rezultatin 1 me 2, pas golave Zelerayan e Ranos, të shënuar në minutën e 19’ e 30’, gola të cilat hodhën poshtë golin e Daniel James në minutën e 10’-të të sfidës.

Ndërkaq, në grupin H, kombëtarja e Kazakistanit po udhëheq me rezultatin e ngushtë 0 me 1, pas golit Vorogovskiy në minutën e 37’ të sfidës, ndërsa Danimarka e ka mbyllur pjesën e parë të sfidës me rezultatin 0 me 0.

Në fund, kemi dhe grupin I aty ku “helvetët” e Zvicrës po triumfojnë me rezultatin 0 me 2, në transfertën e Andorrës pas golave të Freuler e Zeki Amdouni, Bjellorusia po udhëheq 1 me 0, pas goli të “fantazistit” Maks Ebong, ndërsa “dardanët” e Kosovës e kanë mbyllur pjesën e parë me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Grupi B 

Gjibraltar 0 – 2 Francë

Goli i Olivier Giroud, 0-1:

Goli i Kylian Mbappe, 0-2:

Greqi 1 – 1 Irlandë 

Goli i Bakasetas, 1-0:

Goli i Collins, 1-1:

Grupi C

Maltë 0 – 3 Angli 

Autogoli i Ferdinando:

Goli i Alexander-Arnold, 0-2:

Goli i Harry Kane:

Maqedoni e Veriut 2 – 0 Ukrainë

Goli i Enis Bardhit, 1-0:

Goli i Eljif Elmas, 2-0:

Grupi D

Letoni 0 – 1 Turqi

Uells 1 – 2 Armeni

Goli i Daniel James, 1-0:

Goli i Lucas Zelarayan, 1-1:

Goli i Grant-Leon Ranos, 1-2:

Grupi H 

San Marino 0-1 Kazakistan 

Grupi I

Andorrë 0 – 2 Zvicër

Goli i Remo Freuler, 0-1

Goli i Zeki Amdouni, 0-2:

Bjellorusi 1 – 0 Izrael

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!