VIDEO/ Mbyllen pjesët e para, dominim i vendasve, Napoli e Real Sociedad me “një këmbë” në fazën e 1/16-ve

schedule19:36 - 8 Nëntor, 2023

schedule 19:36 - 8 Nëntor, 2023

Kanë përfunduar pjesët e para të lojës, të dy sfidave të para, të mbrëmjes të së mërkurës, të vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve, të kompeticionit më të rëndishëm për klubet, UEFA Champions League.

Në “Stadio Diego Armando Maradona”, “blutë” e Napoli e kanë mbyllur në avantazh pjesën e parë të sfidës së grupit C, ndaj gjermanëve të Union Berlin, me “fantazistin” Matteo Politano, që dërgon me një goditje të fortë topin në rrjetën e kundërshtarëve, duke finalizuar kështu një nga tentativat e shumta që kampionët e Italisë patën në këtë fraksion loje.

Në krahun tjetër, “baskët” e Real Sociedad kanë “shpërfytyruar” në pjesën e parë të sfidës, “shqiponjat” e Benfica, me sfidën që mban rezultatin 3 me 0, por që mund të kishte shkuar edhe më shumë kur llogarisim 2 golat e anulluar dhe penalltinë e humbur nga vendasit. Mikel Merino, Oyarzabal e Ander Barrenetxea, në minutat 6’, 11’ e 21’ arritën të ndëshkonin miqtë portugezë, duke iu afruar kështu 3 pikëshit të radhës, në grupin D.

Në rast se sfidat përfundojnë me këtë rezultat dhe Salzburg e Braga pësojnë një tjetër humbje mbrëmjen e kësaj të mërkure atëherë të dyja ekipet sigurojnë kualifikimin për fazën e 1/16-ve të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Napoli 1 – 0 Benfica

Real Sociedad 3 – 0 Benfica

Goli i Mikel Merino, 1-0:

Goli i Mikel Oyarzabal, 2-0:

Goli i Ander Barrenetxea, 3-0:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!