VIDEO/ Mbyllen 45 minutat e para në Itali – Spanjë, “azzurrët” drejt eliminimit

schedule21:50 - 6 Tetor, 2021

schedule 21:50 - 6 Tetor, 2021

Janë mbyllur 45 minutat e para në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kombeve mes Italisë dhe Spanjës në San Siro me rezultatin, 0-2.

Miqtë arritën të zhbllokonin shifrat në minutën e 17 me Ferran Torres, por gjithcka do bëhej me e lehtë për ekipin e Enrique pasi kapiteni i “Azzurëve”, Leonardo Bonucci do të ndëshkohej me dy kartonë të vërdhë në minutat 30 dhe 42’ duke lënë ekipin me 10 lojtarë.

Nuk do të vononte shumë dhe në minutat shtesë  të pjesës së parë, do të ishte sërish Torres i cili do të dërgonte topin në rrjetë këtë herë me një goditje me kokë.

Rezultat ky, që dërgon Spanjë me një këmbë në finale, edhe pse në futboll asnjëherë nuk mund të flasësh me siguri para rënies të trefishtë të bilbilit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!