Humbje shokuese, Juventusi e pëson me rezultatin 0-3 kundër Fiorentinës. Një goditje e dytë brenda ditës, pasi më parë ishte vendosur që ndeshja me Napolin duhet luajtur dhe tre pikët në tavolinë iu zbritën nga klasifikimi.
Gjithçka e nisur keq në Torino, teksa që në minutën e tretë Dusan Vlahovic ndëshkoi Juventusin. Mbrojtja që gabon dhe sulmuesi nuk fali i vetëm me portierin. Për të mos mjaftuar kjo, Juan Cuadrado bëri një faull të rëndë dhe në ndeshjen e tij të 200-të me bardhezinjtë u ndëshkua me karton të kuq.
Goli i Vlahovic mbeti në fuqi në pjesën e parë, kurse në të dytën Juventusi bëri një tjetër dhuratë. Alex Sandro devijoi një top në portën e tij dhe Fiorentina iu gëzua epërsisë së dyfishtë. Qetësi nuk kishte as në fushë as në pankinë.
https://twitter.com/i/status/1341495241032015872
Nedved la stadiumin dhe pesë minuta më pas Juve mori goditjen e radhës. Martin Caceres realizoi ndaj ish-ekipit të tij dhe Andrea Pirlo do të ketë punë me mbrojtjen, pikërisht pasi i kishte lavdëruar në konferencë për shtyp.
NDESHJA TJETËR – Crotone ka marrë tre pikë me mjaft vlera në shtëpi, kundër Parma me rezultatin e ngushtë 2-1. Junior Messias ishte ai që shënoi dy herë në pjesën e parë, kurse për miqtë realizoi Juraj Kucka. Crotone mbetet në vendin e tretë nga fundit, por tani diferenca me Parmën rivale direkte është ngushtuar në tre pikë. /abcnews.al