Sevilla ka bërë “magjinë” në “Ramon Sanchez Pizjuan” teksa mbrëmjen e sotme ka “çomnutar” me rezultatin e thellë 3 me 0, “djajtë” e Manchester United në ndeshjen e kthimit të çerek-finaleve të UEFA Europa League.
Vendasit e gjetën avantazhin që në minutën e 8’-të të sfidës, teksa pas një gafe në zonë nga Harry Maguire, “bomberi” maroken, Youssef En-Nesyri rrëmben topin dhe përballë portierit De Gea nuk gabon duke tundur rrjetën e “djajve”.
Me fillimin e pjesës së dytë, teksa gjithë bota priste reagimin e “djajve”, vendasit dyfishuan shifrat vetëm 2 minuta pas rënies së bilbilit. “Arkitekti” kroat i mesfushës, Ivan Rakitic ekzektuon në mënyrë perfekte një goditje këndi, me topin që shkon drejt mbrojtësit francez Loic Bade, i cili kërcen më lart se të tjerët dhe dërgon sferën pas shpatullave të portierit spanjoll. Mirëpo, nuk mbaron me kaq pasi 10 minuta nga fundi En-Nesyri përfiton sërish nga një gafë e mbrojtjes duke çuar rezultatin në 3 me 0 me portën e boshatisur.
Pas kësaj fitoreje spektakolare, Sevilla e gjen veten në gjysmë-finalen e UEFA Europa League, ku kësaj radhe përballë do të ketë “bardhezinjtë” e Juventus, në një sfidë që nuk garanton asgjë më pak se spektakli dhe emocionet e mëdha. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i En-Nesyri, 1-0:
Goli i Loic Bade, 2-0:
Goli i En-Nesyri, 3-0: