VIDEO/ Mbrojtësi i Liverpool nxjerr “bllof” Ibran dhe Kessie, Klopp: Ishte qesharake!

schedule09:55 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 09:55 - 8 Dhjetor, 2021

Liverpool eliminoi Milan nga kompeticionet europiane, duke e mundur këtë të fundit me rezultatin 2-1, një takim të luajtur në Milano.

Një takim që për kuq e zinjtë ishte i luftuar deri në fund, teksa kërkonin fitoren për ta vazhduar të ishin pjesë dhe të luanin në Europa League.

Përveç të tjerave në këtë ndeshje do mbahet mend gjatë një episod i ndodhur me dy lojtarët e Milanit, të cilët dolën “bllof” nga një veprim shumë i zgjuar i mbrojtësit të Liverpool.

Nataniel Filips bëri një ndeshje të shkëlqyer dhe në mendjen e të gjithëve mbeti sidomos kthesa e minutës së 69. Ai mori topin në zonën e vet dhe me Kessien e Ibrahimovic që vinin nga të dy krahët, bëri një kthesë të shpejtë duke i nxjerrë të dy bosh.

Këtë episod pas përfundimit të ndeshjes,  trajneri Jurgen Klopp nuk nguroi ta quante qesharak.

Ai zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme. Kthesa? Ishte qesharake! E njëjta gjë edhe për Sadio Mane dhe Mo Salah, ndeshja e sotme ishte e jashtëzakonshme. Mo shënoi golin e parë, Sadio ndërtoi golin e  dytë. Kjo përzierje e këmbëve të freskëta me cilësinë e tyre, ishte diçka e mirë sot”, deklaroi tekniku i “The Reds”.  /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!