Mbrëmja e djeshme do të mbetet një kujtim special, jo vetëm në karrierën e “yllit” shqiptar të sulmit, Myrto Uzuni, por dhe të partneres së tij, Uarda Hyseni, teksa kësaj të fundit iu bë një propozim shumë i veçantë.
Pas fitores ndaj Leganes, me rezultatin 2 me 0, ku goli i parë i sfidës erdhi pikërisht nga Uzuni, skuadra e tij dhe ky i fundit arritën 2 suksese të njëpasnjëshme, fillimisht siguruan vendin e parë në renditjen e Kategorisë së Dytë të futbollit në Spanjë, duke u ngjitur në mënyrë automatike në La Liga, ndërsa Myrto Uzuni fitoi “Këpucën e Artë” të kompeticionit me plot 23 gola të shënuar këtë edicion.
Si të mos mjaftonin gjithë këto, Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.
Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit, teksa “Uarda do të martohesh me mua?” ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI VIDEON: