VIDEO/ Mbrëmje barazimesh, Fiorentina “ngec”, Monza e Bologna e mbyllin në “paqe”

schedule20:56 - 28 Shtator, 2023

schedule 20:56 - 28 Shtator, 2023

Kanë përfunduar 2 sfidat e para e mbrëmjes së kësaj të enjteje, të vlefshme për javën e 6 të Kampionatit italian të futbollit, Serie A, përballje në të cilat kanë mbizotëruar barazimet, me të dyja sfidat që u mbyllën në “paqe”.

Kështu, në transfertën e “Stadio Benito Stripe”, “violët” e Fiorentina nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se barazimi, 1 me 1, ndaj vendasve të Frosinone, me këta të fundit që kanë vazhduar ecurinë pa humbje në kampionat. Goli i parë u shënua nga “violët”, me argjentinasin Nicolas Gonzalez, që tund rrjetën e vendasve në minutën e 19’, për t’u barazuar më pas në minutën e 70’ nga një tjetër argjentinas, kësaj radhe i skuadrës së Frosinone, Matias Soule, për ta mbyllur kështu sfidën në rezultatin, 1 me 1.

Në krahun tjetër, në arenën “Brianteo”, vendasit e Monza kanë mbajtur një barazim “të bardhë”, pa gola ndaj rivalëve të Bologna, rezultat ky i denjë për të dyja skuadrat, të cilët rrezikuan gjatë gjithë kohës portën e njëra-tjetrë, por pa mundur të ndryshonin “fatet”e sfidës.

Me këto rezultate, tabela e Serie A mbetet e pandryshuar, me “violët” e Fiorentina dhe skuadrën e Frosinone, që vijojnë të mbeten në pozicionet 7 dhe 8 të renditjes, me nga 11 dhe 9 pikë. Në krahun tjetër, Bologna mbetet në vendin e 12 me 7 pikë, 1 më shumë se Monza e vendit të 15. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Frosinone 1-1 Fiorentina 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!