Inter Miami siguroi fitoren e parë sezonale në MLS ditën e djeshme. Skuadra nga Florida fitoi 1-2 me përmbysje në fushën e Philadelphia Union, skuadër që drejtohet nga Phil Neville.
Golat e fitores u shënuan nga vëllezërit Higuain: Gonzalo dhe Federico. Pipita barazoi përkohësisht me kokë (73′) pas krosit të marrë nga vëllai i tij, i cili kishte vetëm 11 minuta që ishte futur në fushë.
Match Highlights: Relive last night’s #InterMiamiCF victory in Philadelphia. pic.twitter.com/LWpph3ZR9M
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) April 25, 2021
Më pas erdhi edhe goli i fitores nga Federico, i cili realizoi me kokë si vëllai i tij më i famshëm. Festë e madhe tek Inter Miami, ndërsa dy argjentinasit u futën në historinë e futbollit amerikan.
Në MLS nuk kishte ndodhur kurrë më parë që dy vëllezër të shënonin në të njëjtën ndeshje. Një mbrëmje magjike për lojtarët latinë, të cilët i dhuruan tre pikë fantastike Interit. /abcnews.al