Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Mbrëmë nuk ishte rastësi, momenti kur serbët filluan ta urrenin Granit Xhakën

schedule19:40 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 19:40 - 3 Dhjetor, 2022

Granit Xhaka ishte “man of the match” mbrëmë teksa Zvicra dërgoi me ceremony në shtëpi kombëtaren serbe bashkë me shovinizmin që i kishte shoqëruar deri në Katarin e largët.

Skenat kur lojtarët serbë i suleshin Xhakës bënë xhiron e botës, ndërsa nuk munguan edhe sharjet e ndërsjella mes lojtarëve.

Sa herë luajnë Zvicra dhe Serbia, në fakt ngjan si një ndeshje mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të ngarkesave të forta emocionale që kanë serbët ndaj shqiptarëve të Kosovës, por edhe se ata janë bërë përherë pengesë në rrugën e serbëve drejt suksesit në kompeticionet ndërkombëtare në futboll.

Xhaka dhe Shaqiri janë ndër më të urryerit nga serbët dhe kjo e ka një arsye: Pikërisht ata ishin shkaku edhe i eliminimit të Serbisë nga Europiani në 2018. Videoja e mësipërme ku Xhaka shënon golin më të bukur të Europianit konfirmon gjithçka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!