Nuk ishin të pranishëm, për festën e “legjionarëve”, në “mitikun”, “Air Albania”, por sërish dashuria e tyre për fanellën “kuqezi” nuk shuhet kurrë. Bëhet fjalë për tifo-grupin e dytë më të rëndësishëm në trojet shqitpare, “Plisat”, të cilët e kanë festuar në mënyrën e tyre kualifikimin e “shqiponjave”, në Kampionatin Evropian të futbollit.
Me anë të një video, të shpërndarë në profilin zyrtar, të tifo-grupit, në rrjetet sociale, shoqëruar me mbishkrimin, “Kënaqni sytë”, “Plisat” kanë treguar se si e kanë pritur kualifikimin në rrugët e Prishtinës, ku si zakonisht nuk kanë munguar flakadanët e këngët dedikuar “kuqezinjve”. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: