VIDEO/ Mbërrijnë me natë materialet zgjedhore në Berat

schedule21:05 - 22 Prill, 2021

schedule 21:05 - 22 Prill, 2021

Në orët e mbrëmjes kanë mbërritur në Berat materialet zgjedhore për këtë qark, për zgjedhjet e 25 Prillit.

Materialet zgjedhore janë shpërndarë në KZAZ numër 63, 64, 65, 66 në Berat, KZAZ numër 67 në Poliçan dhe atë 68 në Skrapar.

 

Palët politike po zhvillojnë takimet e fundit elektorale, para heshtjes zgjedhore të së shtunës, për t’i lënë vend zgjedhjeve të 25 Prillit këtë të diel./mv.abcnews.al