VIDEO/ Mavraj doli me barelë nga fusha, publikohet momenti i përplasjes

schedule09:26 - 26 Shtator, 2020

schedule 09:26 - 26 Shtator, 2020

Mërgim Mavraj është dëmtuar në ndeshjen e djeshme që Greuther Furth po zhvillonte kundër AUE. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare u përplas nga portieri i skuadrës së tij, 30-vjeçari Sascha Burchert. Së fundmi kanë dalë edhe pamjet e përplasjes.

Qendërmbrojtësi nga Istogu mori një goditje në kokë dhe më pas ra keq në tokë. Loja u ndal në moment dhe mjekët i dhanë ndihmën e parë ish-kapitenit të kombëtares shqiptare. Ai nuk mund të luante më dhe doli nga fusha e lojës me barelë.

https://streamable.com/f0ci6s

Gjendja e tij nuk dukej e mirë në ato momente, ndërkohë që pas ndeshjes ka folur për “Sky” trajneri i Greuther Furth. “Nuk ka asgjë konkrete akoma. Gjëja më e rëndësishme është që ai të jetë i ndërgjegjshëm. Shpresojmë që të mos jetë keq dhe të kthehet sa më shpejt”, u shpreh Stefan Leitl. /abcnews.al

https://twitter.com/Foet247Europe/status/1309536592332234753?s=20

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!