Frenimi i Juventusit në ndeshjen e mesditës përballë Sassuolos u prit mirë në kampin zikaltër. Ekipi i Antonio Contes kishte mundësinë për të dalë në krye me një fitore kundër Spal dhe ashtu ka ndodhur.
Lautaro Martinez konfirmoi formën fantastike që po kalon dhe shënoi dy herë përballë Etrit Berishës. Miqtë reaguan në pjesën e dytë me një gol shumë të bukur të Valotit por vetëm kaq. Zikaltrit menaxhuan avantazhin, fituan ndeshjen, parakaluan bardhezinjtë e Sarrit dhe tani kryesojnë Serie A me 37 pikë të mbledhura pas javës së 14-të.
Sukses edhe për Lazion e Milanin. Ekipi i Inzaghit triumfoi 3-0 në shtëpi përballë Udineses. Vendasit zgjidhën gjithçka në pjesën e parë, aty ku shënuan të tre golat. Fitorja e gjashtë rresht në kampionat për Lazion dhe vendi i tretë në renditje. Ciro Immobile vazhdon të shënojë dhe kryesojë renditjen e golashënuesve. Dygolëshi e sotëm e ngjit sulmuesin italian në kuotën e 17 realizimeve.
Më në fund Milani. Një gol i Theo Hernandez dy minuta përpara fundit vendosi ndeshjen kundër Parmës. Kuqezinjtë e Piolit nuk fitonin prej tre ndeshjesh, teksa suksesi i sotëm në transfertë i ngjit në vend të 11-të me 17 pikë. Thyhet Parma pas tre ndeshjeve pa humbje, ndërsa Kastriot Dermaku e ndoqi të gjithë ndeshjen nga stoli. /abcnews.al
Inter – Spal 2-1
(Martinez 16′, 41′ / Valoti 50′)
Lazio – Udinese 3-0
(Immobile 9′, (pen) 36′, Luis Alberto (pen) 45+1′)
Parma – Milan 0-1
(Theo Hernandez 88′)