Dy tifozeritë më të mëdha të Shqipërisë, Tifozët Kuq e Zi dhe Plisa, kanë nisur marshimin drejt stadiumit kombëtar, “Air Albania”. Me këngë dhe thirrje të shumta, dy tifo-grupet kanë krijuar një atmosferë fantastike.
Si TKZ, ashtu dhe Plisat, ishin të shumtë në numër, duke “pushtuar” rrugët e kryeqytetit. Sfida mes Shqipërisë dhe Francës starton në orën 20:45, një ndeshje historike për kuqezinjtë tanë./abcnews.al