Kombëtarja e Argjentinës i ka nisur me fitore 1-0 ndaj Ekuadorit, kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës që do të zhvillohet pas tre vitesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
Vendimtar në këtë fitore të Albicelesteve ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë.
Messi ishte i papërmbajtshëm në minutën e 78-të të ndeshjes, duke shënuar nga një goditje e dënimit prej pak më shumë se 20 metrave duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit ekuadorian.
Megjithatë, 36-vjeçari argjentinas tregoi klas edhe në fusha tjera, duke treguar aftësitë e tij dribluese.
Në një moment, Messi trullosi mesfushorin e ri të Chelseat, Moises Caicedo, i cili u ble për 130 milionë euro nga Brightoni.
Rrjetet sociale janë çmendur tashmë me komentuesit që thonë se Messi e ka ‘zhvlerësuar’ yllin e Chelseat./ h.ll/abcnews.al
36 year old Messi vs €140m Caicedo pic.twitter.com/trbaSalF2z
— ☝️ (@sushiniesta) September 8, 2023