Është bërë viral reagimi i Kostas Manolas ndaj zhurmës së luanit në xhirimet e prezantimit të tij për transferimin në Al-Sharjah.
Çështja në Emiratet ka marrë përmasa dhe kjo nuk vjen nga reagimi i mbrojtësit grek, por nga komentet e pronarit të kafshës së egër, shkruan abcnews.al.
Trajneri luksoz i luanëve akuzon Manolas se ka inatosur kafshën me vonesën 6-orëshe dhe tërheqjen e tij nga xhirimet.
“Lojtari u vonua për 6 orë, ndërsa u largua gjatë xhirimeve”, thekson Humaid Abdulla Albuqais në postimin që ka bërë në llogarinë personale në Instagram. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram